Shkurt.ch

Zvicerani ndihmon vrasësit neonazistë gjermanë

Ai dyshohet se ka mbështetur një organizatë kriminele duke i siguruar asaj njërën nga armët me të cilat janë kryer vrasje

Disa gjurmë të serisë së vrasjeve të kryera nga një grup neonazist në Gjermani shpiejnë deri në Zvicër, gjegjësisht në regjionin Berner Oberland.

Prokuroria e përgjithshme për Berner Oberland, duke ndjekur këto gjurmë, ka nisur një procedurë penale ndaj një personi nga ky regjion.

Personi në fjalë, me shtetësi zvicerane, është arrestuar dhe mbajtur dy ditë në burg. Ai, siç njofton radio DRS, dyshohet se ka mbështetur një organizatë kriminele duke i siguruar asaj njërën nga armët me të cilat janë kryer vrasje.

I dyshuari nuk ka qenë më parë i njohur për policinë. Deri më tash nuk janë vërtetuar lidhjet e tij të mundshme me skenën e të djathtës ekstreme.