Shkurt.ch

SVP-UDC vendos sot nëse do të dalë në opozitë

Grupi parlamentar i partisë së përmendur është shprehur për vazhdimin e qëndrimit në qeveri

Delegatët e SVP-UDC-së në nivel të Zvicrës sot do të vendosin nëse partia e tyre do të lëshojë pushtetin dhe do të dalë në opozitë ose jo. Ata po e mbajnë kuvendin në Berg/Tg.

Kjo ishte paralajmëruar me rastin e humbjeve të njëpasnjëshme që partia kishte pësuar në tetor-dhjetor të vitit të kaluar, në zgjedhjet parlamentare dhe në ato për qeverinë. Në rast vendimi për të kaluar në opozitë, përfaqësuesi i vetëm i SVP-së në qeveri, Ueli Maurer do të duhej të lëshonte postin e ministrit.

Grupi parlamentar i partisë së përmendur është shprehur për vazhdimin e qëndrimit në qeveri. Sipas tij, edhe pse SVP ka vetëm gjysmën e përfaqësimit që i takon në qeveri, ajo përmes pjesëmarrjes siguron zërin e saj dhe qëndrimin lidhur me problemet më të rëndësishme në vend, ka thënë shefi i grupit, Adrian Amstutz.