Shkurt.ch

Qeveria cakton 30 prioritete

Mes tjerash, qeveria synon t`i krijojë kushtet që të shtyhet mosha e pensionimit të të punësuarve në Zvicër

Këshilli Federal ka përcaktuar prioritetet e tij për periudhën deri në vitin 2015. Me këtë rast ai ka planifikuar për të realizuar rreth 30 synime gjatë kësaj periudhe që e ka definuar si planifikim të legjislaturës.

Mes tjerash, qeveria synon që Zvicra edhe në vitin 2015 të vazhdojë të mbetet një vend atraktiv për ekonominë. Zvicra duhet të mbetet konkurruese dhe të karakterizohet nga financa të shëndosha në nivel federal. Mes tjerash, qeveria synon t`i krijojë kushtet që të shtyhet mosha e pensionimit të të punësuarve në Zvicër.

Politika e azilit është po kështu një ndër pikat e qeverisë. Në këtë kontekst ajo synon të realizojë më mirë integrimin e të huajve përmes një numri ligjesh speciale. Po kështu qeveria planifikon që gjatë kësaj kohe përmes një raporti të identifikojë rrjedhojat e regjimit të lëvizjes së lirë.