Shkurt.ch
Gjykohet kosovari, ka kryer 284 vjedhje
Brenda tri viteve banda e tij ka plaçkitur kioskat dhe dyqanet me pakicë, me ç`rast ka përvetësuar rreth 1.5 milion franga
Të enjten, në gjykatën e krimeve në Lucern para trupit gjyqësor është përgjigjur një kosovar i moshës 41 vjeçare, si përgjegjës i një bande që ka kryer 284 vjedhje me thyerje dhe vjedhje në vetura nëpër gjithë Zvicrën. Brenda tri viteve banda e tij ka plaçkitur para së gjithash kioskat dhe dyqanet me pakicë, me ç`rast ka përvetësuar rreth 1.5 milion franga.
Shefi i bandës është treguar i penduar para trupit gjykues, shkruan 20minuten.ch. “Varësia nga lojërat e fatit më kanë sjellë këtu ku jam. Kam provuar shumë herë të lirohem nga kjo, ta ndërpres”, ka thënë 41 vjeçari, i cili aktualisht është duke iu nënshtruar një terapie për shërimin nga varësia.
Duke qenë se ai është recidivist dhe për faktin se ka kryer një numër të madh deliktesh, trupi gjykues ka kërkuar për kosovarin 9 vjet heqje lirie. Ndërkaq mbrojtja kërkon që masa më e lartë ndëshkuese të mos jetë më e madhe se 4 vjet burg.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës