Shkurt.ch

Ndiqet penalisht ministri Muller

Prokurori i përgjithshëm i Gjenevës ka deklaruar se është duke zhvilluar hetime penale ndaj anëtarit të qeverisë së atjeshme, Mark Muller.

Muller, që është ministër i ndërtimit në kantonin e Gjenevës nga Partia Liberale (FDP-PLR) fajësohet për përfshirjen në një konflikt që ka ndodhur në një klub nate të Gjenevës, në natën e Vitit të Ri.

Ai kishte pasur një zënkë të ashpër me një barmen të klubit të përmendur.

Para dhjetë ditësh, Muller kishte shprehur publikisht keqardhje për rastin dhe kishte kërkuar falje. Mirëpo, ai kishte refuzuar të jepte dorëheqje nga posti.