Shkurt.ch

600 personalitete priten në edicionin e 42-të të Forumit Davos

Edicioni i 42-të i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) hapet të mërkurën në Davos. Më shumë se 600 personalitete, duke përfshirë edhe 40 kryetarët e shteteve dhe qeverive, do të priten në qytetin Grisons. Fjalmin inaugurues do të mbajë Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Pjesa zyrtare, e cila do të mbahet pasdite vonë, përfshin gjithashtu një fjalim nga Presidentja e Konfederatës të Zvicrës, Eveline Widmer-Schlumpf. Ky eveniment do të zhvillohet nën vështrimin e presidentit dhe themeluesit të WEF-it, Klaus Schwab. Vendtakimi i Davos-it do të shkëlqejë deri të dielën nën temën “Transformimi i madh, të ndërtojmë modele të reja”, tregon portali swissinfo.ch.

“Kapitalizmi në formën e tij të tashme nuk ka vend në botën që na rrethon”, ka thënë Klaus Schwab, një javë më parë kur paraqiti programin e WEF-it.

Përkujdesje për marrëdhëniet dypalëshe

Nga pala zvicerane, jo më pak se gjashtë këshilltarë federalë do të udhëtojnë në Davos. Qëllimi i tyre është të përkujdesën për marrëdhëniet dypalëshe të rangut të lartë, jashtë rrethit diplomatik të zakonshëm.