Shkurt.ch

Shumë kandidatë për kreun e të Gjelbërve

Tri ditë para kalimit të afatit për aplikim tashmë janë gjashtë kandidatë zyrtarë që synojnë postin e kryetarit

Pas paralajmërimit të kryetarit aktual të të Gjelbërve të Zvicrës, Ueli Leuenberger se do të tërhiqet nga posti, në garë për vendin e të parit në parti janë vënë një numër i konsiderueshëm personalitetesh të larta të partisë.

Në listën zyrtare deri më tash gjenden Regula Rytz dhe Alione Trede, të deleguara nga Berna, pastaj nga kantoni Aargau është dominuar njëzëri Geri Müller. Listës i shtohen edhe Bastien Girod, deputet nacional nga Cyrihu, pastaj ish kryetari i partisë për Cyrih, Markus Kunz si dhe Esther Maag nga kantoni Baselland.

Kështu, tri ditë para kalimit të afatit për aplikim tashmë janë gjashtë kandidatë zyrtarë që synojnë postin e kryetarit.