Shkurt.ch
Shfajësohet sërish Hilderbrand
Edhe raporti i dytë nuk lë dyshime në pafajësinë e ish-kryetarit të SNB-BNS-së, Philipp Hilderbrand
Një raport i sërishëm ekspertize i mandatuar nga Këshilli Federal ka konfirmuar se Philipp Hilderbrand, ish-president i Bankës Nacionale Zvicerane, nuk i ka shkelur rregulloret e brendshme të Bankës Nacionale Zvicerane (SNB- BNS), kanë njoftuar agjencitë e lajmeve të Zvicrës.
Në fakt, rregullorja e deritanishme e SNB-BNS-së është aq liberale sa që anëtarët e bordit të saj mund të kryejnë operacione këmbimi, edhe atë para vendimeve të rëndësishme të këtij institucioni.
Sipas raportit në fjalë, Ph. Hilderbrand nuk është fajtor, edhe pse ndërkohë u botua informacioni i bazuar në shkëmbimet e tij të fundit përmes e-mailit, se ai i kishte dhënë pëlqimin bankierit të “Sarasin” për blerjen e 500.000 dollarëve nga bashkëshortja e tij.
Mirëpo, ekspertiza në fjalë thotë se rregullorja e SNB-NBS-së duhet të ndryshojë. Një propozim për ndryshimin e kësaj rregulloreje, si dhe një ekspertizë e pavarur do të duhej të propozoheshin nga Këshilli mbikëqyrës i Bankës Nacionale.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës