Shkurt.ch

Partitë, të ndara rreth ndërhyrjes së policisë

Në demonstratat e mbajtura të shtunën në Bernë, kundër Forumit Ekonomik Botëror, policia ka përdorur dhunë dhe me numër të madh forcash ka bllokuar protestuesit. Ajo, që në fillim i ka rrethuar ata, dhe ka arrestuar 150 persona, të cilët i ka denoncuar për prishje të rendit publik.

Lidhur me reagimin e policisë, partitë parlamentare të Zvicrës kanë pasur reagime të ndryshme. Koalicioni i Gjelbër dhe Alternativa e Re kërkojnë hetime kundër policisë, për ndërhyrje me forcë të tepruar kundër demonstruesve. Partitë si SVP-UDC, FDP-PLR dhe CVP-PDC janë të kënaqura me ndërhyrjen e policisë.

“Më në fund është dhënë sinjali se nuk do të tolerohen demonstratat e dhunshme”, është thënë në prononcimet e këtyre partive.

Në ndihmë policisë së Bernës u kishin ardhur edhe policë nga Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva.