Shkurt.ch

Në Albisgüetli, me qëndrimet e njohura

Orator mysafir i takimit të sivjetmë të Albisgüetlit ka qenë ish shefi i bankës UBS, Oswald Grübel

Në tubimin tradiconal vjetor që SVP-UDC mban në Albisgüetli të Cyrihut, deputeti federal dhe strategu i kësaj partie, Christoph Blocher ka mbrojtur veprimin e tij në aferën Hildebrand. Ai po këshrtu ka përsëritur qëndrimin kritik ndaj Bankës Nacioanle dhe autoriteteve të saj mbikëqyrëse.

Oratori mysafir i takimit të sivjetmë të Albisgüetlit ka qenë ish shefi i bankës UBS, Oswald Grübel. Ai, në fjalimin e tij ka thënë se bankat zvicerane, në rrafshin ndërkombëtar po kalojnë nëpër një proces të dhimbshëm por të detyrueshëm të përshtatjes.

Meqë vitin e kaluar, në po këtë takim kishte ndodhur një sulm fizik ndaj një funksionari të lartë të SVP-UDC-së (Hans Fehr), këtë vit manifestimi ka qenë i siguruar nga forca të mëdha të policisë dhe të firmave private të sigurimit.