Shkurt.ch

Hidhet poshtë iniciativa “1:12”

Iniciativa parashihte që dallimi maksimal në mes të pagës më të vogël dhe asaj më të madhe nuk bën të jetë më shumë se 1 me 12

Qeveria Federale e Zvicrës ka hedhur poshtë si të paefektshme një iniciativë të lancuar nga Juso (socialistët e rinj) për zvogëlimin e diferencës në mes të pagave në ndërmarrjet zvicerane. Ajo nuk ka bërë asnjë kundërpropozim, siç bën në raste tjera.

Iniciativa parashihte që dallimi maksimal në mes të pagës më të vogël dhe asaj më të madhe në një firmë nuk bën të jetë më shumë se 1 me 12.

Iniciativa “1:12 – Për paga korrekte”, sipas qeverisë nuk është mjeti i duhur për ngushtimin e dallimeve në mes të pagave më të larta dhe më të ulëta.

Kjo iniciativë u ishte dorëzuar organeve kompetente në marsin e vitit të kaluar, pasi për të ishin grumbulluar 113 mijë nënshkrime të vlefshme.