Shkurt.ch
Qyteti i Bernës jep Çmimin për Integrim
Data e fundit për paraqitje është 2 marsi 2012 ndërsa çmimi do të dorëzohet me një solemnitet, në qershor të këtij viti
Drejtoria për arsim, çështje sociale dhe sport e qytetit të Bernës do të ndajë edhe këtë vit, për të nëntën herë çmimin për integrim. Me këtë rast, me çmimin kryesor dhe një çmim stimulues do të vlerësohen përpjekjet e veçanta në fushë të integrimit të popullatës me prejardhje të huaj, në këtë qytet.
Të gjitha shoqatat, firmat, organizatat jopërfituese, personat privatë dhe të angazhuarit tjerë mund të paraqiten menjëherë ose të paraqesin ata që konsiderojnë se e meritojnë një çmim të tillë.
Data e fundit për paraqitje është 2 marsi 2012. Ndërkaq, çmimi do të dorëzohet me një solemnitet, në qershor të këtij viti.
Çmimi, përveç si mirënjohje ka edhe vlerën e tij monetare. Fituesi kryesor merr një shumë prej 5000 frangash ndërsa fituesi i çmimit stimulues, 2000 franga.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës