Shkurt.ch
Kërcënohet pavarësia e Bankës Nacionale të Zvicrës
Sipas shefit të Sekretariatit për Çështjet Ekonomike (SECO), Aymo Brunetti, pavarësia e Bankës Nacionale të Zvicrës është kërcënuar
Trazirat e kohëve të fundit që kanë prekur bankën qendrore mund edhe ta dëmtojnë gradualisht atë.”Jam thellësisht i bindur se është vërtetë e rrezikshme nëse administrata apo qeveria japë publikisht udhëzime “, ka thëne Brunetti në një intervistë për “SonntagsBlick”.
Të hënën, pas dorëheqjes së presidentit të Bankës Nacionale, Philipp Hildebrand, Brunetti ishte shprehur kundër ideve që synojnë forcimin e rregullave të bankës qendrore dhe mundësitë për ndikuar në të.
Rishqyrtimi i pavarësisë së Bankës Nacionale të Zvicrës shton një “problem themelor”, tha Brunetti, i cili duhet të largohet nga SECO në fund të muajit për një vend profesori në Universitetin e Bernës, emri i të cilit është po ashtu në mesin e personaliteteve të mundshëm për të zëvendësuar Hildebrand Philippe në Bordin Ekzekutiv të Bankës Nacionale të Zvicrës.
Duke iu referuar vlerësimit aktual të frangut, i cili është një problem për shumë kompani, Brunetti tha se shpreson se frangu do të normalizohet, me kusht që situata ndërkombëtare të zbutet.
Lajmi i mirë është fakti që zona e euros nuk ka përjetuar ndonjë turbulencë javët e fundit, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës