E-Diaspora
Çifti më i njohur i instagramit në Zvicër bëhet me fëmijë
Dy të rinjtë shqiptarë janë bërë baba dhe nënë të Tuanës së vogël. Të premten që shkoi, ata kanë postuar fotografinë e përbashkët me foshnjën
Për më shumë se një vit, çifti shqiptar nga St. Galleni, Megi (Mërgime) dhe Xhemi kanë qenë të thuash kampionë në postimin e fotografive në instagram. Ata kanë regjistruar shumë momente nga përditshmëria e tyre dhe i kanë ndarë ato me një publik që sa vinte e rritej. albinfo.ch ka prezantuar disa herë këtë çift interesant.
Kështu, Megi dhe Xhemi, me 122.000 persona që i kanë ndjekur në instagram, kanë qenë me siguri ndër më të ndjekurit në Zvicër, shkruan si.ch.
Nga viti 2014 ata janë të martuar ndërsa prej disa muajsh, postimet e tyre kanë bërë fjalë edhe për shtatzëninë e Megit.
Ndërsa tash, ata që kanë qenë në rrjedha lidhur me çiftin, kanë rastin të gëzohen me lajmin më të ri: ditë më parë, Xhemit dhe Megit u ka lindur fëmijë, transmeton albinfo.ch. Dy të rinjtë, 23 dhe 22 vjeçarë janë bërë baba dhe nënë të Tuanës së vogël. Të premten që shkoi, ata kanë postuar fotografinë e përbashkët me foshnjën. Dhe siç ndodh zakonisht në këso rastesh në mediat sociale, lajmin e mirë e kanë përgëzuar mijëra ndjekës të çiftit. Brenda një kohe të shkurtë janë bërë 28 mijë zemra (like) rreth kësaj fotografie.
Megi ka thenë se do të marrë së paku gjashtë muaj pushim lehonie për të pasur mundësi të kujdeset për foshnjën.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor