Shkurt.ch

Didier Cuche, zvicerani i vitit 2011

Didier Cuche u zgjodh “zvicerani i vitit 2011” të shtunën mbrëma në gala mbrëmjen “SwissAward” të organizuar nga televizioni zviceran SF

Dimrin e kaluar Cuche kishte dominuar në disiplinat e shpejtësisë në skijim. Ai ishte zgjedhur edhe sporti i vitit 2011..

Çmimi “Zvicerani i vitit 2011” ishte një surprizë e këndshme për Cuche.

Për herë të pestë një “sportist” bëhet “zvicerani i vitit” në gala mbrëmjen e televizionit zviceran (SF).

Roger Federer është nderuar me këtë çmim në vitin 2003. Më pas Peter Sauber, në vitin 2005, për Formula 1.  Kobi Kuhn , trajner futbolli, në vitin 2006 dhe Jörg Abderhalden..

Vitin e kaluar zviceranët e vitit ishin zgjedhur Marianne Kaufmann dhe Rolf Maibach, infermiere dhe mjek në Haiti.

Në këtë mbrëmje gala çmime janë ndare çmime edhe në kategoritë e politikës, kulturës, biznesit etj.

Për politikë çmimi ka shkuar në St.Gallen për politikanen Karin Keller-Sutter, e cila u bë e famshme kundër huliganëve në fushat e futbollit në të gjithë Zvicrën.

Këtij organizimi televiziv në fund i ka thënë lamtumirë Sandra Studer, e cila për gjatë dhjetë viteve e kishte moderuar gala mbrëmjen “SwissAvard”.