Fun

Macron shpenzon gati 30 mijë euro për make-up në tre muaj

Revista franceze “Le Point” raporton se presidenti i ri francez ka shpenzuar 26 mijë euro në shërbimet e make-upit në tre muajt e parë si president

Emmanuel Macron është përshkruar qe një kohë të gjatë si fytyrë e re në politikën franceze. Kështu del të jetë edhe në aspektin tjetër, përveç atij si përfaqësues shtetëror.

Revista franceze “Le Point” raporton se presidenti i ri francez ka shpenzuar 26 mijë euro në shërbimet e make-upit në tre muajt e parë si president. Kjo i bie diku rreth 270 euro në ditë.

Sipas kësaj reviste, Pallati Elysee ka paguar një person të identifikuar vetëm si Natacha M. në dy raste: Një 10 mijë euro dhe më pas në një rast tjetër edhe 15 mijë euro. Pagesat vlejnë për rregullimin e dukjes së presidentit në konferenca, paraqitje publike dhe udhëtime të ndryshme.

Një zëdhënës ka thënë se buxheti për make-up do të reduktohet shumë shpejt, shkruan albinfo.

Skandali i fundit u krahasua me atë të shkuarin nga ish-administrata e François Hollande, që kishte paguar 11 mijë dollarë në muaj për rregullimin e flokëve.