CH-Ballkani
BE-ja reagon për zgjedhjen e dy kryetarëve të gjykatave në Kosovë
Zyra e BE-së thotë se vetëm një gjyqësor i pavarur, i hapur, përgjegjshëm dhe efikas e po ashtu i lirë nga ndërhyrjet politike është ajo për të cilën qytetarët e Kosovës kanë nevojë
Pas reagimit të Ambasadës Britanike dhe asaj Amerikane ka reaguar edhe zyra e BE-së në Kosovë lidhur me procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit, transmeton albinfo.ch.
“Nga vëzhgimi i procesit të përzgjedhjes, BE-ja për fat të keq ka vërejtur se përzgjedhja e kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit nuk u parapri nga një diskutim substancial mbi përshtatshmërinë e kandidatëve për pozitën, përderisa arsyetimit të vendimeve të përzgjedhjes nga ana e Këshillit i mungojnë argumentet bindëse. Ne theksojmë se shqetësimet tona kanë të bëjnë vetëm me procesin e përzgjedhjes, pavarësisht nga kandidatët e përzgjedhur”, thuhet në reagim.
Zyra e BE-së thotë se vetëm një gjyqësor i pavarur, i hapur, përgjegjshëm dhe efikas e po ashtu i lirë nga ndërhyrjet politike është ajo për të cilën qytetarët e Kosovës kanë nevojë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës