Shkurt.ch
Islamistët nuk do të lejohen në sallën e komunës
Këshilli Qendror Islamik nuk do të mund të mbajë konferencën e saj në sallën komunale të Bülach-it (ZH)
Për shkakun se autoritetet lokale e shohin atë si një “grup ekstremist fetar”.
Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (KQIZ) nuk i është pranuar salla komunale e Bülachit (ZH), në të cilën do të mbahej konferenca. Ekzekutivi i qytetit ka denoncuar kontratën me qira të nënshkruar me shoqatën, për shkak se e quan këtë organizatë sikur të jetë një “grup ekstremist fetar”.
Një numër i madh pjesëtarësh nga vende të ndryshme pritej të flisnin gjatë evenimentit të ashtuquajtur “Islamik Unitiy 2012”, i cili ishte i parashikuar për datën 25 shkurt në Bulach. Organizatorët prisnin ardhjen e 1800 pjesëmarrësve.
Për të shpjeguar vendimin e saj të marrë të mërkurën, Komuna e Bülach-it i ka thënë se ajo nuk toleron takime të natyrës ekstreme, qoftë politike, pornografike, raciste apo fetare. “Ajo e konsideron KQIZ-në si një organizatë “me qëndrime fetare ekstreme”. Prandaj, edhe ardhja e saj në qytetin e Cyrihut përmban “një konflikt të mundshëm”.
Konkretisht, Ekzekutivi i qytetit ka frikë se do të ketë protesta kundër këtij takimi apo veprime për të prishur mbajtjen e mbledhjes. Policia komunale nuk është në gjendje të përballojë evenimente të tilla. Një thirrje për të protestuar kundër madje tashmë është nisur, thotë kryetari i Komunës, Walter Bosshard.
KQIZ-ja shprehu habi kur mori vesh se kontrata me qytetin e Bulach-i përfundonte. Ai denoncon këtë “vendim të padrejtë” dhe i cilëson metodat e Ekzekutivit të “vrazhda dhe joprofesionale”. Për organizatorët, kjo është një shkelje e të drejtave themelore. KQIZ-ja do të sulmojë këtë ndalesë përmes Gjykatës së komunës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës