Bota
Gjermania mbetet tregu më i qëndrueshëm ekonomik në Evropë
Investimet në pasuri të patundshme komerciale në Evropë arritën në 43.3 miliardë euro në periudhën prill-qershor, derisa arritën në 90.3 miliardë euro për gjysmën e parë të vitit. Kjo paraqet një rënie prej 8% në baza vjetore
Gjermania vazhdon të jetë vendi më i qëndrueshëm i tregut të pasurive të patundshme për shkak të reduktimit të vëllimit të përgjithshëm të transaksioneve në Evropë, njofton “propertywire”, duke cituar të dhëna nga kompania konsulente “Knight Frank”, përcjell albinfo.ch.
Në tremujorin e dytë të vitit 2017 vëllimi i investimeve në pasuri të patundshme komerciale në Evropë ra në baza vjetore, por disa tregje janë të qëndrueshme, kryesisht në Gjermani, thuhet në raport.
Investimet në pasuri të patundshme komerciale në Evropë arritën në 43.3 miliardë euro në periudhën prill-qershor, derisa arritën në 90.3 miliardë euro për gjysmën e parë të vitit. Kjo paraqet një rënie prej 8% në baza vjetore.
Gjermania është bërë një destinacion kryesor i investimeve evropiane për investitorët e Amerikës së Veriut. Ajo është gjithashtu vendi kryesor për investimet ndër-evropiane.
Në të njëjtën kohë, vëllimi i investimeve në Mbretërinë e Bashkuar është shumë më poshtë se niveli para votimit të Brexit-it vitin e kaluar, pavarësisht rritjes së madhësisë së kapitalit aziatik.
Raporti tha se në gjysmën e dytë të 2017 vëllimi evropian i investimeve pritet të fitojë vrull nga përfundimi i marrëveshjes «Logicor». Kjo pritet të jetë marrëveshja më e madhe në biznesin evropian të pasurive të patundshme.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës