Jeta në Zvicër
Tarifat zvicerane të roamingut, shumë të larta për turistët
Në mes të qershorit të këtij viti, 28 shtete anëtare të BE-së ranë dakord për tarifa të përbashkëta të roamingut. Gjithashtu janë përfshirë Principata e Lihtenshtajnit, Norvegjia dhe Islanda. Megjithatë, Zvicra është përjashtuar nga kjo skemë - kështu vendi ka një disavantazh turistik
Një mysafir gjerman mund ta përdorë telefonin e tij celular në destinacione të tjera sipas normave të zakonshme. Vetëm në Zvicër paguhen tarifa shtesë të roamingut. Kjo duhet ndryshuar, kërkon qeveria komunale e Graubündenit në Zvicër.
Në mes të qershorit të këtij viti, 28 shtete anëtare të BE-së ranë dakord për tarifa të përbashkëta të roamingut. Gjithashtu janë përfshirë Principata e Lihtenshtajnit, Norvegjia dhe Islanda. Megjithatë, Zvicra është përjashtuar nga kjo skemë – kështu vendi ka një disavantazh turistik, përcjell albinfo.ch.
Sidomos në krahasim me vendet fqinje, një mysafir i huaj në Zvicër paguan pagesa shtesë dhe pjesërisht të larta, nëse ai dëshiron të përdorë telefonin e tij celular, ankohet qeveria e Graubündenit.
Prandaj, i bën thirrje me një letër këshilltares federale të Zvicrës, Doris Leuthard, “të fillojë menjëherë dhe me prioritet të lartë bisedimet për një marrëveshje të roamingut me vendet e BE-së”. Kjo veçanërisht ka ndikim në rrethet turistike të Graubündenit, thuhet në letër, shkruan “Suedostschweiz”.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës