E-Diaspora
Kancelari austriak Kristian Kern, takon asamblistin shqiptar në Ebensee të Austrisë
“Dje, kancelari aktual dhe njëherësh i nominuar edhe për një mandat të ri, zotëri Kristian Kern ishte për vizitë në komunën Ebensee”, thotë Fejzullahi për albinfo.ch
Kancelari austriak (SPO), Kristian Kern në kuadër të fushatës zgjedhore vazhdon takimet e tij në gjithë Austrinë duke kërkuar votën për një mandat të ri. Pas takimeve të shumta anekënd Austrisë, dje ai ka vizituar edhe komunën Ebensee. Në vizitën e tij, ai është pritur nga asamblisti shqiptar i kësaj komune nga radhët e SPO-së, Lulzim Fejzullahi.
“Dje, kancelari aktual dhe njëherësh i nominuar edhe për një mandat të ri, zotëri Kristian Kern ishte për vizitë në komunën Ebensee”, thotë Fejzullahi për albinfo.ch.
Gjatë kësaj vizite kancelari Kern ka vizituar varrezat në “KZ Ebensee”, ku në ato varreza ka edhe shqiptarë të vrarë nga lufta e dytë botërore. “Ne se bashku vizituan varrezat, në të cilat pushojnë edhe shpirtrat e bashkatdhetarëve tanë të vrarë nga lufta e dytë botërore. Ndërkohë që diskutuam për zgjedhjet, gjendjen ekonomike dhe politike në Austri”, bën më dije Fejzullahi.
Lulzim Fejzullahi është një shembull i suksesit për shqiptarët në Austri. Ai është bërë i njohur në Austri jo vetëm si asamblistë në komunën e Ebensee por edhe si afaristë hotelier si dhe për aftësitë e tij menaxhuese dhe integruese.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Austri do të mbahen më 15 tetor.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës