Shkurt.ch
260.000 fëmijë të varfër në Zvicër
Pasiguria ekonomike prek mbi një çerek milioni të rinj në Zvicër, pohon organizata bamirëse Caritas. Kjo organizatë kërkon që të ndërmerren masat për të luftuar këtë realitet.
Pavarësisht që Zvicra është ndër vendet me nivelin ekonomik më të lartë në botë, ajo ka rreth 260.000 fëmijë të varfër, ose 13.000 klasa shkollore, vlerëson Caritasi. Me që lëvizja shoqërore është shumë e ulët në Zvicër, kjo varfëri edhe trashëgohet në shumë raste, pohon shoqata bamirëse. Kjo dukuri ka implikime për këta fëmijë, të cilët janë të përjashtuar nga aktivitetet dhe mundësitë e shkollimit në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre. Kjo është arsyeja pse Caritas bën thirrje për masa politike dhe administrative.
Kushtet dhe rrethanat e politikës familjare nuk duken të mjaftueshme për reduktimin e varfërisë në Zvicër, ankohet Caritasi. Këta fëmijë janë të përjashtuar dhe nuk kanë të njëjtat mundësi si shokët e tyre me më shumë fat.
Për Caritasin është koha për të luftuar këto mekanizma të përjashtimit. Prandaj, ai iu bën thirrje autoriteteve kantonale dhe komunale për të marrë masat e nevojshme për të siguruar jetesën dhe për të arritur barazinë e mundësive në mes të gjithë fëmijëve. Për shembull, duhet të bëhet diçka për lehtësimin e punës së prindërve dhe për të inkurajuar vendbanimin me çmime më të përballueshme.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës