Shkurt.ch

2011:“Swiss”, rekord me 15 milionë udhëtarë

“Swiss” për herë te parë ka tejkaluar paraardhësin e tij “Swissair”

Më shumë se 15 milionë pasagjerë fluturuan vitin e kaluar me kompaninë ajrore Swiss. Ky është një rekord i ri i Swiss-it. “Swiss” për herë të parë ka tejkaluar “Swissair”-in me numrin rekord të udhëtarëve në vitin 2000.

Kompania ajrore “Swiss” ka arritur vitin e kaluar, një numër rekord udhëtarësh. Numri i udhëtarëve u rrit me mbi 8 për qind me rreth 15.3 milionë udhëtarë.

Ky rezultat historik i “Swiss-it” tashmë ishte shpallur në fund të dhjetorit, kur drejtues të kompanisë  kishin promovuar udhëtarin e 15 miliontë të vitit

Numri i fluturimeve të “Swiss”-it gjatë vitit 2011 ishte me rreth 6 për qind më shumë në 150 mijë fluturime