Shkurt.ch

Rritet shkalla e papunësisë në 3.3 për qind

Në Zvicër, numri i të papunëve të regjistruar është rritur ndjeshëm gjatë muajit dhjetor për 9’553 në 130’662. Në Sekretariati për Çështjet Ekonomike (SECO) kanë thënë se faktori sezonal është shkaktari për këtë rritje të numrit të të papunëve.

Megjithatë krahasuar me vitin e kaluar, situata në tregun e punës është ende mirë.

Gjatë vitit 2011 është llogaritur të ketë arritur përqindja e papunësisë në 3.1 për qind ndërsa vitin 2010 ishte 3.9 për qind.

SECO, thotë se pasqyrat financiare të Sigurimit të Papunësisë pritet të mbyllen pozitivisht.