Shkurt.ch
Vini re: Deodorantët për sqetulla mund të shkaktojnë kancer
Një studim nxjerr në pah efekte të kundërta mbi qelizat e gjirit në kripëra alumini vitro gjetur në deodorantë.
Një studim shkencor vë në pah efektet negative mbi qelizat e gjirit nga kripërat e aluminit të pranishëm në deodorantët për sqetulla. Megjithatë, ky studim nuk sjell edhe dëshmi se ai shkakton kancerin e gjirit.
Hulumtuesit në Universitetin e Gjenevës kanë zhvilluar hetime rreth reagimeve të qelizave të gjirit in vitro me doza të kripërave të aluminit 1500 deri 100.000 herë më të ulëta se ato të pranishme në deodorantët klasikë për sqetulla. Ata kanë vënë re se pas disa javësh qelizat kanë pasur zhvillim anormal, të ngjashme me fazat e hershme të transformimit malinj.
Ky studim, rezultatet e të cilit u botuan në «Journal of Applied Toxicology», kundërshton karakterin e padëmshëm të kripërave të aluminit në qelizat e gjirit, është thënë të premten në Universitetin e Gjenevës. Eksperimentet janë koordinuar nga Stefano Mandriota, biolog dhe André-Pascal Sappino, një specialist i kancerit të gjirit.
Debati në lidhje me toksicitetin e kripërave të aluminit ka filluar vitet e fundit për shkak të rritjes së numrit të kancereve të gjirit të lokalizuar në pjesën e jashtme të gjirit, pranë sqetullës. Deri sot shumë pak të dhëna ishin në gjendje të dëshmojnë ose të hedhin poshtë përgjegjësinë e deodorantëve me përmbajtje të kripërave të aluminit në formimin e kancerit, pohojnë shkencëtarët e Universitetit.
Rezultatet e ekipit të Gjenevës sjellin një dritë të re. “Edhe pse ky studim nuk lejon të deklaroj se kripërat e aluminit të pranishëm në deodorantet konvencionale shkaktojnë zhvillimin e kancerit të gjirit, prapëseprapë, ato japin dëshminë shkencore të dëmtimit të këtyre qelizave të gjirit nga këto kripëra”, thotë Stefano Mandriota.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes