Shkurt.ch

Në aeroportin e vogël të Bernës ateron një Airbus A320

 

Për herë të parë në historinë e aeroportit të Bernës ka ateruar me sukses të premtën një Airbus A320 i kompanisë kroate “ Croatia Airlines”.

Një aeroplan i tillë vjen për herë të parë në këtë aeroport me një pistë të shkurtër 1730 metrash.

Aeroplani kroat ateroi me kohë, në orën 13:06 minuta, njoftuan zyrtarët e aeroportit.

Në bord ishin anëtarë të disa ekipeve kombëtare të skijimit, të cilët e kishin destinacion “ Adelboden” të Zvicrës, për të marrë pjesë në Kupën Botërore të skijimit.