Shkurt.ch

Cyrih: Test i shpejtë për zbulimin e drogës

Shkencëtarët e universitetit ETH të Cyrihut janë duke punuar rreth zbulimit të një matësi që tregon brenda disa minutave se sa keni konsumuar drogë.

Më këtë ata mund të ndihmojnë policinë për zbulimin sa më të shpejt të konsumuesve ilegal të narkotikëve, bën të ditur 20min.

Deri tani , nëse policia ka dyshuar se një vozitës ka marrë drogë, procedura e zbulimit ka zgjatur shumë. Dhe këtë kanë mundur ta konstatojnë vetëm nëpërmjet analizave të hollësishme të gjakut në laborator.

Fizikani në ETH Cyrih, Sigrist Markus ka thënë se është duke zhvilluar metodën për të ekspozuar menjëherë drogën që është në gjak.

Fizikanët e universitetit ETH të Cyrihut dëshirojnë ta bëjnë të mundur zbulimin e drogës në gjak sikur nivelin e alkoolit.

Bazat e këtij hulumtimi, fizikanët i kanë paraqitur në revistën shkencore”Testim i Drogës dhe Analiza.”.

Se sa është e rëndësishme një test i besueshëm i shpejtë i narkotikëve, tregon edhe studimi i realizuar vitin e kaluar në Zvicër për përdorimin e substancave të paligjshme në komunikacionin rrugor.

Studimi tregon se numri i shoferëve, të cilët po udhëtonin në ndikim të drogës në gjak pothuajse është dyfishuar.