Shkurt.ch

Vërtetohet versioni i Hildebrandit

Komunikimi tashmë i zbardhur, që është zhvilluar përmes postës elektronike në mes të kryetarit të Bankës Nacionale të Zvicrës, Philip Hildebrand dhe këshilltarit për klientë, të bankës Sarasin ka vërtetuar versionin që ka dhënë Hildebrand rreth transaksionit të kontestuar bankar.

Siç shkruan “SonntagsZeitung”, këshilltari Felix S. ka shënuar se bashkëshortja e Hildebrandit ka dhënë urdhrin për ekzekutimin e atij transaksioni. Një ditë më pas, Hildebrand ka lexuar emailin e bankës, që vërteton atë transaksion.

Sapo merr vesh për transaksionin e lidhur, ai, përmes një emaili drejtuar bankës Sarasin dhe bashkëshortes së tij, ua ndalon atyre transaksionet e mëtejme të devizave.