Shkurt.ch

Stuhia “Andrea”, mbi 160 km në orë

Meteorologët parashohin se prej sonte dhe në ditët në vijim do të kemi reshje shiu dhe bore

Stuhia e fuqishme “Andrea” që ka përfshirë Zvicrën qendrore dhe lindore ka arritur shpejtësinë maksimale mbi 160 km në orë. Kulmin e shpejtësisë kjo stuhi e ka arritur me 168 km në orë në majën e malit Pilatus, afër Lucernit.

Për shkak të stuhisë së fuqishme, sot, në disa vendskijime janë mbyllur teleferikët si dhe nuk kanë lëvizur disa trena malorë.

Një gjendje e ngjashme po mbretëron edhe në pjesën veriore të Zvicrës. Për pasojë janë shkaktuar mjaft probleme në trafik dhe 6000 familje kanë mbetur pa energji elektrike.