Shkurt.ch

Alo, a mund ta vras hajnin!

Alo, a mund ta vras hajnin? …  Me këto fjalë, 18-vjeçarja Sara Daun McKinley është paraqitur në numrin e policisë 911, në afërsi të qytetit  Oklahoma  të SHBA-ve, në momentin kur hajnat u përpoqën të hyjnë në kamp shtëpizën, në të cilën ajo ishte vetëm me fëmijën e saj tremuajshe.

McKinley,derisa vazhdonte biseda ajo mbante një pushkë në dorë gati për të shtënë.

Shërbimi emergjent nuk i kishte dhënë ndonjë përgjigje plotësisht pozitive, por ajo është këshilluar të veprojë drejtë për të mbrojtur fëmijën e saj.

Kjo përgjigje kishte mjaftuar për nënën e re, e cila qëlloi hajnin në momentin kur ai po provonte thyerjen e derës, duke vrarë atë në vend të ngjarjes.

Hajni kishte një thikë me vete, dhe me të  ishte edhe një tjetër që kishte ikur pas të shtënave.

“Unë kisha vendosur se jeta e të cilit është më e rëndësishme, në qoftë se jo e djalit tim, atëherë e hajnit. Natyrisht unë zgjodha fëmijën tim”, ka thënë Sara për mediet lokale.

Sipas policisë, Sarah nuk do të dënohet, sepse sipas ligjeve lokale, gjithkush ka të drejtë të mbrojë pronën e tij, dhe ka të drejtë të shtije me armë në ata persona që hyjnë me forcë dhe që përbëjnë kërcënim për jetën.