Shkurt.ch

SP-PS: “Tema emigrimit nuk duhet t’i lihet SVP-UDC-së”

Christian Levrat, kryetar i socialistëve të Zvicrës, deklaron se duan të diskutojnë për temën e emigrimit gjatë 6 muajve të ardhshëm

Nëse masat përcjellëse për qarkullimin e lirë të personave funksionojnë brenda vendit, ato nuk mjaftojnë për rajonet kufitare, sikurse Gjeneva, Ticino, Jura dhe Baseli. Ne e kemi nënvlerësuar situatën në këto regjione të Zvicrës, sepse atje e kontrollojmë vetëm pjesërisht tregun e punës, të banimit si dhe zhvillimin e infrastrukturës, ka thënë Christian Levrat për shtypin zviceran të së dielës.

Për kryetarin e SP-PS-së duhet kufizuar fluksin migrues nëse kantonet e prekura nga çështjet e emigrimit e kërkojnë një gjë të tillë.

Këtë pikëpamje nuk e ndajnë socialistët e rinj, sepse sipas tyre, kryetari Levrat po e përsërit diskursin të cilin po e mban SVP-UDC qe sa vjet.