Shkurt.ch
Presidentja Schlumpf: Na pret një vit i vështirë
Presidentja e Zvicrës Eveline Widmer-Schlumpf, në fjalimin e saj të Vitit të Ri ka kërkuar nga zviceranët më shumë bashkëpunim dhe frymë afrie për t`i zgjidhur problemet bashkërisht. Sepse, siç ka thënë ajo, Zvicrën e pret një vit i vështirë.
“Viti i ri 2012 nuk do të jetë i lehtë, as për ne, as për Evropën dhe as për botën”, ka thënë Widmer-Schlumpf. Ka shumë çështje të hapura, ndërkohë që përgjigjet e thjeshta, praktikisht nuk ekzistojnë.
Presidentja njëkohësisht i ka siguruar shtetasit e saj se Qeveria Federale do të bëjë gjithçka për të mbështetur ndërmarrjet dhe të punësuarit zviceranë.
Zvicra, sipas saj ka përjetuar edhe herë tjera kohë të vështira, por gjithmonë ia ka dalë që të gjejë zgjidhje të mira për problemet.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes