Shkurt.ch

Tragjedi familjare: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një vrasje dhe një tentativë vrasje janë kryer të mërkurën pasdite në një pallat në Bulle (FR). Babai ka plagosur rëndë vajzën e tij 6-vjeçare dhe ka vrarë foshnjën e tij dymuajshe. Pas këtij akti ai është larguar dhe ka bërë vetëvrasje.

Pasdite vonë, nëna, një shtetase zvicerane, 23-vjeçare, thërret policinë e kantonit të Friburgut për t’i informuar se burri i saj, një shtetas portugez, 34-vjeçar, kishte qëlluar me armë dy vajzat e tyre.

Sapo ka arritur në vendin e ngjarjes policia dhe ambulanca kanë transportuar vajzën 6-vjeçare në spital, kurse foshnja tashmë kishte ndërruar jetë. Pas hetimeve të policisë, në mbrëmje është zbuluar në një pyll të afërt trupi i autorit. Hetimet e duhura janë angazhuar nga prokuroria përkatëse.

Sipas policës, tragjedia duket se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje në mes të babait dhe nënës. E ëma kishte kërkuar një ditë më herët që ai (burri) të largohet nga shtëpia. Sipas lajmeve të fundit, vogëlushja është ende në gjendje kritike.