Shkurt.ch

Numër rekord iniciativash popullore

23 iniciativa janë regjistruar gjatë vitit 2011, ndërsa rekordi i deritashëm ka qenë ai i vitit 1998, kur ishin bërë 19 sosh

Gjatë vitit 2011 në Zvicër janë iniciuar një numër rekord iniciativash popullore për votim në nivelin federal. 23 iniciativa të tilla janë regjistruar gjatë vitit që po shkon, ndërsa rekordi i deritashëm ka qenë ai i vitit 1998, kur ishin bërë 19 iniciativa.

Shumica e iniciativave kanë për subjekt çështjet sociale, energjinë dhe politikën e migracionit. Numri i madh i tyre shpjegohet pjesërisht me faktin se viti 2011 ka qenë vit i zgjedhjeve federale, prandaj partitë në këtë mënyrë synonin të paraqiteshin si më aktive.

Po kështu, zhvillimet në nivel botëror, si katastrofa në Fukushima të Japonisë ka shtyrë subjektet politike për të lancuar më shumë iniciativa.

Ndryshe nga numri i iniciativave të nisura, iniciativat e arritura, ato që kanë përmbushur kushtin formal për tu realizuar, ka qenë gjithsej 11. Edhe ky është numër mbimesatar krahasuar me vitet tjera.