Shkurt.ch

Vdes Cheetah, shimpanzeja e Tarzanit

Cheetah kishte mbërritur moshën rekorde prej 80 vitesh jetë, që tejkalon dyfish moshën mesatare të majmunëve tjerë

Ka vdekur më 24 dhjetor majmuni më i njohur në botë, shimpanza Cheetah (Çita) e cila në vitet tridhjetë shoqëronte Johny Weissmüller-in në rolin e Tarzanit. Cheetah kishte mbërritur moshën rekorde prej 80 vitesh jetë, që tejkalon dyfish moshën mesatare të majmunëve tjerë.

Cheetah, siç vlerësojnë përgjegjësit e shtëpisë së kafshëve ku ishte strehuar këto 50 vitet e fundit, ka pasur mjaft tipare njerëzish. Ajo e ka pasur zakon të pikturojë me gishta dhe t`i bëjë njerëzit të qeshnin, ka thënë drejtoresha e shtëpisë për strehimin e kafshëve në Palm Harbour të shtetit amerikan Florida.

Ajo ka vdekur nga çrregullimet në veshkë.

Prej vitesh Cheetah konsiderohet edhe nga libri i rekordeve i Ginisit si shimpanza më e plakë në botë.