Fun

Kompania e marihuanës blen një qytet në Kaliforni

“Revolucioni i kanabisit që do të ndodhë këtu në SHBA ka fuqinë që të revitalizojë tërësisht komunitetet në të njëjtën mënyrë që bëri ari gjatë shekullit të 19-të”, ka thënë David Gwyther, presidenti i kompanisë

Një kompani që bën produkte të kanabisit ka blerë një qytet të tërë në Kaliforni dhe planifikon ta shndërrojë atë në “destinacion” për marshuan.

“American Green” ka arritur marrëveshje të blejë Niptonin për pesë milionë dollarë. Kompania do të ketë nën pronësi 120 akër tokë, që përfshin ndërtesën e një shkolle, një hotel dhe një dyqan.

Kompania thotë se dëshiron të fuqizojë qytetin me energji të rinovueshme.

“Revolucioni i kanabisit që do të ndodhë këtu në SHBA ka fuqinë që të revitalizojë tërësisht komunitetet në të njëjtën mënyrë që bëri ari gjatë shekullit të 19-të”, ka thënë David Gwyther, presidenti i kompanisë.

Nipton ishte krijuar gjatë periudhës së arit në fillim të shekullit 20-të. Kalifornia është një nga tetë shtetet në SHBA ku marihuana rekreative është legale. Nipton – që ka vetëm 20 banorë – është në kufi mes Kalifornisë he Nevadas.

“American Green” dëshiron të investojë rreth 2.5 milionë dollarë që të revitalizojë qytetin dhe ta bëjë më miqësor për turistët.