Fun

Ata që flenë më pak kanë më shumë prirje për mbipeshë

Hulumtimi, që u udhëhoq nga Laura Hardie e Universitetit të Leedsit, përcolli gjendjen e 1615 të rriturve që raportuan se sa gjatë flenë dhe se çfarë hanë

Një studim i ri ka gjetur se njerëzit që flenë rreth gjashtë orë në natë, kanë bel 1.2 për qind më të gjerë se ata që flenë nëntë orë në natë.

Hulumtimi, që u udhëhoq nga Laura Hardie e Universitetit të Leedsit, përcolli gjendjen e 1615 të rriturve që raportuan se sa gjatë flenë dhe se çfarë hanë. Pas hulumtimeve u konstatua se njerëzit që flenë më pak janë më të shëndoshë.

“Kemi gjetur se të rriturit që treguan se flenë më pak se të tjerët, kanë më shumë gjasë të jenë më të shëndoshë, apo obezë. Hulumtimi jonë me këtë rast tregon rëndësinë e gjumit”, ka thënë Hardie për “ScienceDaily”.

Ajo propozon që njerëzit të flenë mes 7 dhe nëntë orëve në natë.