Shkurt.ch

Orange shitet për 2 miliardë franga

Kompania telefonike e Francës, telecom po e shet Orange të Zvicrës, të cilën e kishte në pronësi. Siç ka bërë të ditur Telecom, Orange do të blihet nga kompania britanike Apex me një çmim që sillet rreth 2 miliardë franga.

Gjiganti francez Telecom dëshiron që të fokusohet në vendet ku mund të paraqitet si ofertues i plotë dhe ku do të ishte numër një ose 2 në tregun e vendit. Ndërkaq Orange në Zvicër është vetëm numër tre për nga madhësia.

Shitja e Orange nga Telecomi te Apex duhet të lejohet nga autoritetet zvicerane.

Në vitin 2010 Telecom i Francës kishte shfaqur pretendime për të blerë kompaninë Sunrise, për t`u bërë kështu kompania e dytë telefonike në Zvicër për nga madhësia.