10 arsyet për të vizituar tokat shqiptare
Amerikania e dashuruar në Kosovën
Chelsea Charles është 28-vjeçare dhe ka punuar në organizata joqeveritare, kurse tani ka një bujtinë në Prishtinë. Ajo, në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch flet për jetën në Kosovë.
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Derisa të rinjtë vendës po braktisin Kosovën dhe ‘ëndërrojnë’ të jetojnë jashtë, një amerikane ka ardhur të punojë në Kosovë, madje është e dashuruar në vendin, aq sa nuk e imagjinon jetën diku tjetër. Ajo flet me pasion për Kosovën, turizmin, njerëzit dhe mikpritjen. Chelsea Charles është 28-vjeçare dhe ka punuar në organizata joqeveritare, kurse tani ka një bujtinë në Prishtinë. Ajo, në një intervistë ekskluzive për albinfo.ch flet për jetën në Kosovë.
Chelsea ka ardhur në Kosovë në vitin 2010. “Kam ardhur në Kosovë prej tetë vitesh. Jam lindur e rritur në Teksas, ku pastaj kam studiuar dhe jam marrë me shumë aktivitete. Kam bërë punë të ndryshme, duke filluar nga aktrimi, modelimi, banakiere, mësimdhënëse dhe në shumë OJQ. Pata filluar të interesohesha për botën dhe gjërat që ndodhnin përreth meje. Pata vendosur ta themeloj një organizatë joqeveritare që për qëllim kishte ngritjen e vetëdijes për shkeljen e të drejtave njerëzore në vendet e botës që janë më pak të njohura”, ka thënë në fillim 28-vjeçarja. Ajo tregon në vazhdim se kur ka dëgjuar për herë të parë për Kosovën. “Kam qenë në një restorant në pronësi të një familjeje nga Kosova dhe kur e kam pyetur kamerierin se nga vinte, më pas kam filluar të hulumtoj për këtë vend që nuk kisha dëgjuar më parë. Brenda 24 orësh pata vendosur ta blija një biletë dhe të vija për ta parë vendin e quajtur Kosovë. E pata blerë biletën dhe një muaj më vonë pata mbërritur në Kosovë”, ka thënë tutje 28-vjeçarja.
“Dashuri në shikim të parë” me Kosovën
Posa erdhi në Kosovë, Chelsea menjëherë u dashurua në këtë vend. “Fillimisht kam qëndruar dy javë. Kam parë kulturën dhe ushqimin. Gjithashtu edhe njerëzit ishin shumë të mirë. Edhe arkitektura më pati lënë mbresa dhe më pati bërë të ndihesha rehat dhe kureshtare në të njëjtën kohë. E dija se do të kthehesha përsëri. E prezantova hulumtimin para bordit të OJQ-së time. Tre muaj më vonë pata ardhur në Kosovë dhe pata filluar të punoja. Gjatë dy vjet e gjysmë, pas ardhjes sime Kosovë, kam punuar për të drejtat e minoriteteve. Gjatë këtyre viteve pata rënë në dashuri me vendin dhe njerëzit e këtushëm. Shihja një katrahurë të vërtetë, mirëpo njëherësh shihja edhe mundësi. E dija që mund ta gjeja një mënyrë për t’i ndihmuar njerëzit këtu nëse kaloja kohë duke u përpjekur të njoftohem me kulturën dhe duke mësuar nga ajo kulturë”, thotë 28-vjeçarja, duke shtuar: “Gjatë 30 muajve të parë në Kosovë në banesën time kam mirëpritur shumë turistë, të cilët vinin në Kosovë. Sa herë që kisha kohë, i shoqëroja vizitorët nëpër Prishtinë dhe në qytetet përreth. Më pëlqente kur ua tregoja atyre margaritarët dhe atraksionet e fshehura të Prishtinës dhe Kosovës. E shihja se si të huajt tjerë mahniteshin me vendin dhe e kuptoja që Kosova kishte dalë të jetë shumë përtej pritshmërive të tyre. E pata kuptuar që puna të cilën po e bëja për OJQ-në nuk po jepte përfitime të mjaftueshme për Kosovën dhe kosovarët. Pata ndryshuar mendim dhe nga dëshira për të udhëtuar e punuar nëpër vende të ndryshme pata vendosur të fokusohem vetëm në Kosovë”.
Kosova, shtëpia e përhershme e saj dhe bujtina në Prishtinë
Por, tashmë Kosova u bë shtëpia e saj. “Brenda dy vjetësh Kosova u bë shtëpia ime e përhershme. Sa herë që largohesha nga Kosova, qoftë edhe vetëm për fundjavë, më mungonte shumë. Edhe në rastet kur shkoja në vendet tjera të Ballkanit më mungonte ushqimi, pijet dhe njerëzit e Prishtinës. Edhe pse Prishtina është një kryeqytet i vogël, besoj që përvoja që e ofron Prishtina është shumë më cilësore sesa ajo që ofrohet nga shumë kryeqytete më të mëdha. Pata vendosur ta lija OJQ-në dhe ta hapja një bujtinë. E pata parë ndikimin potencial që turizmi mund ta kishte në ekonomi dhe e dija që kjo ishte mënyra më efektive që unë mund të ndihmoja vendin. Kam ndryshuar karrierë dhe kam hapur bujtinën e dytë në Prishtinë. Që prej hapjes kam punuar shumë për t’i njoftuar të huajt për Kosovën dhe për t’iu treguar atyre se çka mund të ofrojë ky vend. Punoj në projekte shtesë jashtë bujtinës me qëllim nxitjen e turizmit në vend. E kam pasur mundësinë që t’iu ndihmoj bizneseve të vogla që t’i ngrisin të hyrat e tyre duke i udhëzuar turistët në drejtim të dyqaneve të tyre si puna e restoranteve, furrave, farmacive, kompanive që japin me qira vetura, dyqaneve të celularëve dhe shumë dyqane tjera”, nënvizoi Chelsea Charles.
Të tjera nga 10 arsyet për të vizituar tokat shqiptare
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor