Fotolajmi

Autobusi përplaset me një maune, humbin jetën 18 turistë në Gjermani

Në orët e para të mëngjesit të së hënës një autobus u përplas me një kamion me rimorkio në zonën e Frankonisë së Sipërme në landin bavarez në Gjermani

 

31 të plagosur dhe 18 viktima është bilanci i një aksidenti tragjik, ku një autobus  u përplas me një maune me rimorkio në Bavari, njoftojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch

Zëdhënësi i Qeverisë së Gjermansië, Steffen Seibert, ka deklauar të hënën, se një numër njerëzish kanë humbur jetën në aksidentin e Bavarisë.

“Për fat të keq një numër njerëzish – grup udhëtarësh nga Saksonia (landi gjermano-lindor) humbën jetën në autobusin që u dogj”, tha Seibert në konferencën e shtypit të qeverisë, raporton dw. Sipas zëdhënësit, Seibert, kancelarja  Merkel shpreh “tronditjen e saj të thellë” për aksidentin tragjik.

Edhe policia konfimoi se ka disa viktima, por nuk dha numër të saktë. Hetuesit flasin zyrtarisht për 18 viktima.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës  një autobus u përplas me një kamion me rimorkio në zonën e Frankonisë së Sipërme në landin bavarez në Gjermani.

“Nuk mund të përjashtojmë që të 18 vetët që mungojnë nuk ia kanë dalë të largohen nga autobusi”, u shpreh një zëdhënëse e policisë. Autobusi u dogj tërësisht pas aksidentit.

Ende nuk dihet qartë, se ku ndodhen 18 persona, tha zëdhënësja e policisë. Në autobus udhëtonin 48 vetë. 31 prej tyre janë plagosur. Policia përpiqet të zbardhë në vendin e ngjarjes, se ku ndodhen pasagjerët e tjerë. Aksidenti ndodhi në autostradën A9 në Mynchberg. Grupi i udhëtarëve vinte nga Saksonia.