Fotolajmi
Alarmohet Italia, vendi është mbingarkuar me refugjatë!
Që nga fillimi i vitit më shumë se 83 mijë refugjatë kanë mbërritur në Itali. Vendi është mbingarkuar dhe kërkon më shumë mbështetje nga partnerët e saj të BE-së në pranimin e të ardhurve nga Mesdheu.
“Në të ardhmen, refugjatët gjithashtu do të synojnë portet në vendet e tjera të BE-së”, tha ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, përpara një takimi me kolegët e tij nga Franca dhe Gjermania.
Sipas shifrave të OKB-së, më shumë se 83 mijë refugjatë kanë ardhur në Itali në gjashtë muajt e fundit. Miniti u takua në Paris të djelën mbrëma me ministrat e brendshëm të Francës dhe Gjermanisë, Gérard Collomb dhe Thomas de Maizière, për të diskutuar një qasje të përbashkët për të mbështetur Italinë në krizën e refugjatëve. Të enjten, një takim informal i ministrave të BE-së në kryeqytetin estonez Talin do të merret me çështjen e refugjatëve. Sipas mediave italiane, Roma mund të merrte një kod evropian të sjelljes për anijet private me refugjatë dhe emigrantë. Kritikët akuzojnë organizatat në Mesdhe të cilët promovojnë aktivitetet e tyre me operacionet e shpëtimit, përcjell albinfo.ch.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, megjithatë, vuri në dukje përpjekjet e organizatave për të shpëtuar njerëzit, së bashku me ato të Gardës Bregdetare Italiane dhe në koordinim me Agjencinë e Gardës Kufitare të BE-së.
Gjatë vitit 2016, organizatat humanitare ,sipas Grandit, shpëtuan më shumë se 46 mijë anije të mbytura në rrugën qendrore të Mesdheut. Kjo korrespondonte me 26 për qind të të gjitha operacioneve të shpëtimit. Këtë vit, organizatat e ndihmës realizuan një të tretën e operacioneve të shpëtimit.
Para takimit, Minniti kishte thënë se do të ishte një sinjal i fortë nëse shtetet e tjera evropiane gjithashtu do të hapin portet e tre për refugjatët.
Përveç rojës bregdetare italiane, anijet e operacionit ushtarak të BE-së «Sophia» djhe Frontex dhe organizatat tjera janë gjithashtu të përfshira në operacionet e shpëtimit në Mesdhe.
OKB gjithashtu kërkon më shumë mbështetje për Italinë: Grandi, komisioneri i OKB-së për refugjatët nga Italia, tha të shtunën në Gjenevë se “ajo që po ndodh në Itali përpara nesh është një tragjedi”.
Vetëm në javën e kaluar 12 mijë refugjatë kishin mbërritur në bregdetin e Italisë dhe 2300 njerëz ishin mbytur në rrugën drejt Mesdheut që nga fillimi i vitit.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor