CH-Ballkani
Shqipëria pushton turizmin evropian
Plazhet janë një nga pikat më të forta të Shqipërisë, por edhe vendet historike e arkeologjike
“Shqipëria është perlë e re e fshehur në turizmin evropian. Ministrja e Turizmit Shqiptar, Milva Ekonomi ka thënë se vitin e kaluar kishte 4.3 milionë turistë. Turistët nuk ishin vetëm nga vendet fqinje, por edhe nga Gjermania, Rusia e Italia, shkruan faqja italiane “tgtourism.tv”.
Shqipëria është e vendosur në mes Greqisë, Maqedonisë, Kosovës e Malit të Zi. Ka pamje të Mesdheut me plazhet e saj në Adriatik e Jon, përcjell albinfo.ch.
Plazhet më të bukura janë një nga pikat më të forta të këtij vendi jo shumë të njohur, kurse ne ju rekomandojmë disa, vazhdon shkrimi.
Saranda ka plazhet më të bukura, ku deti është i kristaltë, kurse plazhi është i mbushur me restorante dhe bare.
Ksamili është vetëm disa kilometra larg Sarandës. Plazhet është i rrethuar me katër ishuj të vegjël, ku mund t’i arrini edhe me not. Gjithashtu ka shumë restorante e bare.
Dhërmiu është një tjetër plazh i bukur në jug të Vlorës. Plazhi i saj i gjatë me rërë është i pajisur plotësisht me bare, restorante, ku mund të gjeni karrige e çadra.
Karaburun është një vend me plot shpella nënujore, e përkryer për zhytësit, derisa bën pjesë në Parkun Kombëtar, ku mund të gjeni rrënojat romake.
Por, Shqipëria ofron edhe disa vende historike e arkeologjike. Si përshembull në Tiranë, katedralja e Shën Palit, Sahat Kulla e Kalaja e Justinianit.
Në Durrës është amfiteatri më i madh në vend, derisa Kalaja e Gjirokastrës është e mbrojtur nga UNESCO.
Butrinti dhe Apollonia gjithashtu janë dy vende të jashtëzakonshme për t’i vizituar.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor