Shkurt.ch
Liberalët e Soloturnit, pas 163 vitesh pa përfaqësim në Këshillin e Kantoneve
Vendin e humbur nga Kurt Fluri i FDP-PLR-së, e ka fituar përfaqësuesi i CVP-PDC-së, Pirmin Bischof
Në balotazhin e zgjedhjeve për Këshillin e Kantoneve, që sot u mbajt në Kantonin e Solothurnit, Partia Liberale e Zvicrës (FDP-PLR) e këtij kantoni ka humbur për herë të parë pas 163 vitesh vendin e saj në këshillin e përmendur. Vend të cilin ajo e ka mbajtur që nga fillimi i funksionimit të Zvicrës si demokraci parlamentare.
Vendin në këshillin e kantoneve ose dhomën e vogël të Parlamentit Nacional të humbur nga Kurt Fluri, e ka fituar përfaqësuesi i CVP-PDC-së, Pirmin Bischof, i cili ka grumbulluar rreth 8000 vota më tepër se kundërkandidati.
Me fitimin e një vendi nga CVP-PDC, ndryshon edhe përbërja e përgjithshme e Asamblesë, ose e parlamentit, që përbëhet nga dy dhoma (këshilla). CVP tashmë do të ketë 41 deputetë, aq sa i kanë mbetur edhe FDP-së.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave