Shkurt.ch

Iniciaitivë kundër shërbimit të detyruar ushtarak

Përmes iniciativës, GSOA kërkon që shërbimi ushtarak dhe civil të bëhen në bazë vullneta

Me grumbullimin e numrit të  caktuar të nënshkrimeve janë plotësuar kriteret për t`u pranuar iniciativa për heqjen e shërbimit të detyruar ushtarak. Këtë iniciativë e ka nisur “Grupi Zvicra pa Ushtri” (GSOA), i njohur për përpjekjet e tij disavjeçare kundër ushtrisë.

Tash në radhë janë komunat për të vërtetuar nëse nënshkrimet në listën e iniciativës janë të vlefshëm. Iniciativa do të dorëzohet në fillim të vitit 2012, kur dhe është përfundimi i afatit për dorëzim.

Përmes iniciativës, GSOA kërkon që shërbimi ushtarak dhe civil të bëhen në bazë vullnetare. Synimet e kësaj iniciative i përqafojnë edhe partitë si SP-PS dhe të gjelbrit.