Shkurt.ch

Sherifi më i mirë i SHBA-së – në burg për drogë!

Patrick Sullivan, ish polici shembullor 68 vjeçar ka përfunduar prapa grilave pikërisht në burgun që mban emrin e tij

Sherifi Patrick Sallivan nga shteti Colorado i SHBA-së, ishte aq shumë i vlerësuar për punën e tij të përkushtuar në mbrojtje të rendit, sa që madje një burgu i ishte vënë emri i tij.

Por, tash, ish polici shembullor 68 vjeçar ka përfunduar prapa grilave pikërisht në burgun që mban emrin e tij (!) ku po përballet me akuzën për tentimin e shitjes së lëndës narkotike Methamphetaminen. Sipas akuzës, ai i kishte ofruar një mashkulli tjetër këtë lloj droge në këmbim të seksit me të.

Gjyqtari i lëndës ka vendosur masën e kaucionit prej 500 mijë dollarësh, të cilën në rast se e paguan, ish sherifi mund të mbrohet në liri, shkruan “Denver Post”.

Sullivan ka qenë sherif në Araphoe County nga viti 1984 deri në vitin 2002. Një vit para braktisjes së postit, asociacioni amerikan i sherifëve e kishte zgjedhur “sherif të vitit”.

Ai qe bërë i njohur për guximin e treguar me rastin e shpëtimit të dy ndihmësve të tij dhe të një djaloshi, nga dhuna e një vrasësi të armatosur që i mbante ata si pengje