Shkurt.ch

Mbyllet për 2 vjet Muzeu Olimpik i Lozanës

Muzeu Olimpik me seli në Lozanë do të mbyllë portat nga fundi i janarit për afërisht dy vitet në vijim. Kaq kohë pritet se do të zgjasin punimet për renovimin me themel të këtij muzeu të llojit të veçantë. Zgjedrimi dhe modernizimi i tij pritet të kushtojë rreth 55 milionë franga.

Muzeu Olimpik i Lozanës është hapur në vitin 1993 dhe që atëherë atë e kanë vizituar mbi 3.3 milionë mysafirë. Vetëm muzeu i komunikacionit, në Luzern ka pasur më shumë vizitorë se ai olimpik, i Lozanës.