Shkurt.ch

Zuppiger dhe Rime të SVP-UDC-së synojnë qeverinë

Ata janë zgjedhur në mesin e gjashtë vetave, sa ishin nominuar nga degë të ndryshme të partisë për zgjedhjet e 14 dhjetorit

Grupi Parlamentar i SVP-UDC-së ka vendosur mbrëmë që për vendin e dytë që ajo e pretendon në Qeverinë Federale, të dërgojë dy kandidatë. Deputeti nacional nga Friburgu Jean-Francois Rime dhe ai nga Cyrihu, Bruno Zuppiger do të jenë garuesit e kësaj partie.

Ata janë zgjedhur në mesin e gjashtë vetave, sa ishin nominuar nga degë të ndryshme të partisë për zgjedhjet e 14 dhjetorit.

Katër të kandiduarit tjerë, që nuk u kualifikuan ishin: deputeti nga Shafhauseni në Këshillin e kantoneve Hannes Germann, anëtari i qeverisë kantonale të Zugut, Heinz Tännler, qeveritari nga Thurgau, Jakob Stark dhe deputeti nacional nga Vaudi, Guy Parmelin.

Me zgjedhjen e dy kandidatëve të SVP-UDC-së dhe dy kandidatëve të SP-PS-së, të cilët duan ta zënë vendin bosh të Micheline Calmy-Rey, është plotësuar lista e kandidatëve pë zgjedhjet që do të mbahen brenda Parlamentit Nacional për Qeverinë e Zvicrës më 14 dhjetor 2011.