Shkurt.ch
Komisioni kundër torturave denoncon dëbimin e azilkërkuesve
Ankesat lidhen me disa raste tragjike që kanë ndodhur vitet e kaluara gjatë zbatimit të vendimit për dëbim të azilkërkuesve
Komisioni Federal kundër torturave, ka hetuar rreth mënyrës se si bëhet dëbimi i azilkërkuesve nga Zvicra. Ky komision ka gjetur të meta gjatë kësaj praktike prandaj ka propozuar disa masa.
Sipas tyre, personat që do të riatdhesohen duhet të informohen më mirë rreth asaj që i pret, pastaj duhet pasur kujdes rreth lidhjes me pranga të azilkërkuesit që do të dëbohet. Po kështu duhet angazhuar një mjek që do të parandalonte rreziqet eventuale që lidhen me dëbimin.
Nga ana tjetër, Zyra Federale për Migracion dhe kantonet mendojnë se personat që janë para dëbimit janë mjaft mirë të informuar. Po ashtu sipas tyre, prangosja nuk është dukuri e shpeshtë ndërsa mjeku edhe sot mundet të vendosë ndalimin e fluturimit për riatdhesim.
Ndërkaq ankesat lidhen kryesisht me disa raste tragjike që kanë ndodhur vitet e kaluara gjatë zbatimit të vendimit për dëbim të azilkërkuesve.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara