CH-Ballkani
Shumë arsye për të vizituar Tiranën
Tirana është qendra kulturore, ekonomike dhe administrative e Shqipërisë. Gjithashtu edhe njerëzit janë shumë miqësor, kurse jeta e natës është shumë e gjallë
Kryeqyteti shqiptar, Tirana po lulëzon në vitet e fundit dhe kjo ka ndikuar që edhe shumë turistë të vijnë për ta vizituar. “driftersguidetotheplanet.com”, jep shumë arsye për të vizituar kryeqytetin shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Tirana është qendra kulturore, ekonomike dhe administrative e Shqipërisë. Gjithashtu edhe njerëzit janë shumë miqësor, kurse jeta e natës është shumë e gjallë. Faqja ndërkombëtare përmend edhe vendet që mund t’i vizitoni në Tiranë.
Sheshi Skënderbeu është një arsye shumë e mirë për të vizituar këtë qytet me statujën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e rrethuar nga Xhemia Et’hem Beut, pastaj Sahat Kulla. Sheshi Skënderbeu është zemra e Tiranës.
Kohët e fundit është hapur ‘Bunk’Art’, për të treguar kohën e komunizmit dhe diktatorit Enver Hoxhës. Në Tiranë është edhe Piramida, e vetmja piramidë që gjendet në Shqipëri.
Lagja Blloku është një lagje joshëse dhe popullore të mbushur me bare, restorante dhe kafene. Vend i përsosur për një natë në Tiranë.
Parku i madh i liqenit gjithashtu është një vend relaksues. Pastaj është Muzeu Historik Kombëtar & Galeria Kombëtare e Arteve. Dajti Ekspres (teleferiku), ku keni një pamje të mrekullueshme të qytetit. Ajo zgjat vetëm 15 minuta, prandaj sigurohuni që të shijoni çdo sekondë të saj.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor