Shkurt.ch

Ushtari i plagosur: Sërish do të shkoja jashtë vendit, me mision ushtarak

Unger, pjesëtar 24 vjeçar i një batalioni të blinduar u ka treguar gazetarëve se ka cifla predhe në supin e majtë dhe një dëmtim të veshit

Tre nga 11 ushtarët austriakë të plagosur nga dhuna e protestuesve serbë, janë kthyer sot me aeroplan ushtarak për shërim në Austri. Njëri prej tyre, Pascal Unger, ka shprehur dëshirën që sërish të marrë pjesë në angazhimet ushtarake jashtë vendit, njofton portali nachrichten.at.

Unger, pjesëtar 24 vjeçar i një batalioni të blinduar u ka treguar gazetarëve se ka cifla predhe në supin e majtë dhe një tinitus (dëmtim të veshit). Atij i pëlqen shërbimi ushtarak, prandaj “nëse njësiti im fluturon sërish jashtë vendit, edhe unë do të jem me ta”, ka thënë Unger.

Ushtarët gjermanë ishin qëlluar nga protestuesit serbë me koktej molotovi ndërsa kolegët e tyre austriakë po u shkonin në ndihmë. Papritur kishte shpërthyer një minë, dhe ushtari Unger i plagosur, kishte strehuar në një vend më të sigurt bashkëluftëtarët e tij. “Kjo të nxjerr pak nga takti”, ka thënë ushtari.

Si ushtarë jemi të përgatitur edhe për situata të tilla. Por vërtetë nuk është llogaritur se mund të ndodhte kjo”, ka thënë ushtari i plagosur Pascal Unger.